Art&Argëtim

Don Xhoni në telashe/ I del emri në mediat serbe: Shau nënat në mënyrën më brutale

Kjo nuk është hera e parë që reperi 'problemtik' futet në telashe për shkak të deklarateve dhe fyerjeve të tij të papërmbajtshme. Ai gjithashtu më herët është akuzuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

7 Dhjetor 2022, 13:15 Nga a.l
Don Xhoni në telashe/ I del emri në mediat serbe: Shau nënat
Don Xhoni

KOSOVË- Reperi i njohur shqiptar Xhonatan Isufi ose ndryshe i njohur si Don Xhoni duket se nuk i ndahet telasheve. Së fundmi emri i tij është përmendur në mediat serbe, për ndeshjen e bujshme Zvicër-Serbi dhe sulmin ndaj futbollitit shqiptar Granit Xhaka.Një artikull shkruan për reperin, konkretisht kur Don Xhoni shfaqet në një nga koncertet e tij dhe shan serbët teksa publiku e shoqëron.

Skandal pas ndeshjes Serbi – Zvicër:  Reperi shqiptar shau nënat e serbëve në mënyrën më brutale gjatë performancës”, shkruhet në një nga titujt.

Don Xhoni në telashe/ I del emri në mediat serbe: Shau nënat
mediat serbe

Reperi gjatë fjalës së tij tha se është ndjerë shumë i penduar.  “Ndihem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”,– ka thënë reperi.

Kjo nuk është hera e parë që reperi 'problemtik' futet në telashe për shkak të deklarateve dhe fyerjeve të tij të papërmbajtshme. Ai gjithashtu më herët është akuzuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Dosja.al

don xhoni

Sondazh

Poll