Bota

Erdogan paralajmëron se Turqia mund të krijojë armë nukleare

6 Shtator 2019, 08:56 Nga DOSJA
Erdogan paralajmëron se Turqia mund të krijojë armë nukleare

TURQI- Presidenti turk Tayip Erdogan ka deklaruar se e konsideron si të “papranueshëm” faktin që shtetet e armatosura bërthamore të ndalojnë Ankaranë që të ketë armët e saj, e megjithatë nuk shpalosi detaje nëse Turqia kishte plan të projekt për armatim bërthamor.

Disa vende kanë raketa me koka bërthamore, dhe këto vende nuk janë një apo dy. Vazhdimisht na thuhet se ne nuk mund t’i kemi. Këtë, unë nuk mund ta pranoj,” tha ai në prani të anëtarëve të partisë në qytetin Sivas.

“Nuk ka asnjë komb të zhvilluar në botë që nuk i ka ata,” tha Erdogan. Ai gjithashtu la të kuptohet se dëshironte të njëjtën mbrojtje për Turqinë, si Izraeli.

“Ne e kemi Izraelin afër, gati jemi fqinj. Ata i trembin kombet e tjera duke i zotëruar ato. Askush nuk mund t’i prekë”.

Analistët e huaj thonë se Izraeli posedon një arsenal të konsiderueshëm bërthamor, por vendi mban një politikë “të paqartë” rreth çështjes bërthamore, duke refuzuar të konfirmojë ose mohojë posedimet e tyre.

Turqia nënshkroi Traktatin e Mospërfshirjes Bërthamore në 1980-tën, dhe gjithashtu nënshkroi Traktatin Gjithëpërfshirës të Testit Bërthamor të vitit 1996, i cili ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore për çfarëdo qëllimi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota izrael tayip erdogan turqia me arme nukleare izrael tayip erdogan turqia me arme nukleare

Sondazh

Poll

Bota 6 Shtator 2019, 07:11

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

KOREA E JUGUT– Tre ditë më parë, çmimet e naftës pësuan rënie, ndërsa lufta e vazhdueshme tregtare amerikane dhe kineze, hodhi një vështrim mbi tre...