Bota

Shkon në 20 numri i viktimave në Bahamas, ndërsa pritet që “Dorian” të godasë sërish SHBA

5 Shtator 2019, 14:08 Nga DOSJA
Shkon në 20 numri i viktimave në Bahamas, ndërsa pritet që

SHBA- Stuhia e kategorisë tre aktualisht po shkatërron bregdetin e Carolinës ndërsa po lëviz ngadalë drejt veriut. Dhjetëra mijëra njerëz po ndihen të pambrojtur dhe të frikësuar mes gjithë këtij kaosi.

Banorët nga Xhorxhia deri në Virxhinia po paralajmërohen të dëgjojnë këshillat e forcave të emergjencës.

Dorian u lehtësua dy ditë më parë pasi goditi Bahamas, por tani është forcuar sërish.

Aktualisht ka erëra të qëndrueshme maksimale prej 115mph (185 km / orë).

Ekspertët kanë thënë se “Dorian” po vazhdon të shkatërrojë bregdetin e Carolinës.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme pritet që uragani të kthehet në veri-lindje dhe të bëhet edhe më i fuqishëm.

Vazhdon njoftimi për 2.2 milionë njerëz që të evakuohen përgjatë bregdetit lindor.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 20 te vdekur bahamas shba uragani dorian 20 te vdekur bahamas shba uragani dorian

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2019, 06:47

Me bagazh të rëndë: kancelarja Merkel në Kinë

GJERMANI- Ka pasur kohë, kur marrëveshjet ekonomike me vlerë 150 miliardë euro konsideroheshin më tepër si suvenire të vogla, të një vizite qeveritare në Pekin....