Bota

Dënohet për pedofili “pasardhësi i Hitlerit”, puthi një të mitur 13-vjeçe (FOTO)

6 Shtator 2019, 08:47 Nga DOSJA
Dënohet për pedofili “pasardhësi i Hitlerit”, puthi

GJERMANI- Njeriu që pretendon të jetë i afërmi i fundit i mbetur i Adolf Hitlerit është dënuar për pedofili pasi ka puthur një vajzë 13-vjeçare.

Romano-Lukas Hitler pretendon të jetë njeriu i vetëm i gjallë që mban emrin e udhëheqësit nazist vrastar dhe pretendon se ka lidhje me Fuhrer përmes babait të Hitlerit Alois.

Sipas “The Mirror” Romano-Lukas, nga qyteti i Gjermanisë Lindore Goerlitz, thotë se Alois kishte një vëlla më të vogël, dhe se nipi i vëllait të vogël që iku në Sllovaki pas luftës ishte babai i tij.

Por tani 69-vjeçari Hitler është dënuar për një sulm seksual ndaj një fëmije. Babai i vajzës që ka ngritur padi kishte një garazh makinash, dhe ai tha se Hitleri kishte shfaqur interes për ta blerë, por në fakt ai vinte vetëm për vajzën.

Më pas ishte përpjekur ta joshte duke i blerë lule plastike, rroba dhe ëmbëlsira, e madje i kishte kërkuar të martoheshin bashkë.Prokurorët e çuan çështjen në gjykatë pas një ankese nga babai i vajzës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota denim per pedofili gjermani romano-lukas hitler denim per pedofili gjermani romano-lukas hitler

Sondazh

Poll

Bota 6 Shtator 2019, 07:11

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

KOREA E JUGUT– Tre ditë më parë, çmimet e naftës pësuan rënie, ndërsa lufta e vazhdueshme tregtare amerikane dhe kineze, hodhi një vështrim mbi tre...