Bota

Kriza në Britani/ Jep dorëheqjen vëllai i Kryeministrit Boris, Jo Johnson

5 Shtator 2019, 16:10 Nga DOSJA
Kriza në Britani/ Jep dorëheqjen vëllai i Kryeministrit Boris, Jo

BRITANI E MADHE- Ndërkohë që Britania e Madhe ndodhet një situatë politike mjaftë të tensionuar teksa sot u votua se nuk do të ketë një Brexit pa marrëveshje, vëllai i Boris Johnson është larguar nga qeveria britanike.

Jo Johnson, vëllai i Boris Johnson, një konservator dhe Nënsekretar për Zhvillimin Ekonomik, dha definitivisht dorëheqjen nga posti ne qeveri.

Pas largimit ai ka bërë një status edhe në rrjetet sociale ku shpjegon se ka dhënë dorëheqjen njëherë e përgjithmonë.

“Ishte një nder të përfaqësoja elektoratin e Orpington për 9 vjet dhe të shërbeja si ministër nën tre kryeministra. Por javët e fundit kam menduar për besnikërinë ndaj familjes dhe interesit kombëtar. Zgjodha këtë të fundit”.-ka shkruan Jo Johnson.

Ndërsa në një intervistë ‘Repubblica’, Johnson u shpreh se: “BE nuk ka qenë kurrë armiqësore ndaj nesh. Ne duhet të qëndrojmë në Europë. Brexit më bëri të rebelohem për herë të parë në jetën time.”

 Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnosn jep doreheqjen jo johnson vellai i kryeministrit britanik boris johnosn jep doreheqjen jo johnson vellai i kryeministrit britanik

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2019, 06:47

Me bagazh të rëndë: kancelarja Merkel në Kinë

GJERMANI- Ka pasur kohë, kur marrëveshjet ekonomike me vlerë 150 miliardë euro konsideroheshin më tepër si suvenire të vogla, të një vizite qeveritare në Pekin....