Bota

OKB: Forcat ruse vranë të paktën 441 civilë, përfshirë fëmijë, në javët e para të luftës në Ukrainë

Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) dokumentoi ekzekutime të përmbledhura dhe sulme në dhjetëra qytete në tre rajone dhe paralajmëroi se numri aktual i viktimave në rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

7 Dhjetor 2022, 18:36 Nga d.a.
OKB: Forcat ruse vranë të paktën 441 civilë,
OKB

UKRAINË- Të paktën 441 civilë u vranë nga forcat ruse gjatë javëve të para pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën, sipas një raporti nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) dokumentoi ekzekutime të përmbledhura dhe sulme në dhjetëra qytete në tre rajone dhe paralajmëroi se numri aktual i viktimave në rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

"Aktet në fjalë u kryen nga forcat e armatosura ruse në kontrollin e këtyre zonave dhe çuan në vdekjen e 441 civilëve (341 burra, 72 gra, 20 djem dhe 8 vajza). Shumë prej trupave të dokumentuar në raport mbanin shenja se viktimat mund të jenë vrarë qëllimisht, thuhet në raport. Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët në atë që ajo e quan një "operacion special ushtarak",-thuhej në raport.

Raporti mbulonte fillimin e pushtimit të Moskës më 24 shkurt deri në fillim të prillit dhe mblodhi prova nga 102 qytete dhe fshatra në Ukrainë.

Në një deklaratë, komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk, tha se ka indikacione të forta se ekzekutimet e përmbledhura të dokumentuara në raport përbëjnë krim lufte të vrasjes me dashje.

Në përgjithësi, gjatë luftës deri më 4 dhjetor, OHCHR tha se kishte numëruar 6,702 vdekje civile dhe se monitorimi i saj përfshin shkelje nga të gjitha palët.

lufta ukraine-rusi volker türk raporti i okb per ukrainen

Sondazh

Poll