Bota

Granatimet ruse vrasin tetë persona në qytetin Donetsk, plagoset dhe zyrtari

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës presidenciale, tha se pesë persona u plagosën gjithashtu në sulmin, në të cilin një treg, stacion autobusi, stacione karburanti dhe ndërtesa banimi u vunë nën zjarr në qytetin në rajonin e Donetsk.

7 Dhjetor 2022, 18:25 Nga d.a.
Granatimet ruse vrasin tetë persona në qytetin Donetsk, plagoset dhe
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Tetë persona u vranë nga bombardimet ruse në qytetin Kurakhove në Ukrainën lindore të mërkurën, sipas një zyrtari ukrainas.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës presidenciale, tha se pesë persona u plagosën gjithashtu në sulmin, në të cilin një treg, stacion autobusi, stacione karburanti dhe ndërtesa banimi u vunë nën zjarr në qytetin në rajonin e Donetsk.

"Terroristët sulmuan qytetin paqësor të Kurakhove. Terroristët janë çnjerëzor. Dhe ata do të mbajnë përgjegjësi për këtë.”-shkroi Zelenskyy.

Duke shkruar në Telegram, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se granatimet ruse vranë të paktën gjashtë persona dhe u vunë flakën ndërtesave në qytet.

lufta ukraine-rusi kyrylo tymoshenko

Sondazh

Poll