Bota

VIDEO/ Tavani i dhomës së spitalit bie mbi shtrat, rrezikohet nëna bashkë me foshnjen në Kosovë

Nëna ka thënë se janë tmerruar nga ky rast pasi janë frikësuar për bebet e tyre.

7 Dhjetor 2022, 17:48 Nga A.B
VIDEO/ Tavani i dhomës së spitalit bie mbi shtrat, rrezikohet
Spitali

KOSOVË- Një nënë e shtrirë me foshnjën e saj në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK është rrezikuar nga rënia e pllakës ‘armstrong’ nga tavani i dhomës ku ishin të shtrirë. Ka qënë nëna ajo e cila ka dërguar videon në adresë të Gazetës Shneta dhe ka treguar se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh kur kishte reshje të shiut në Prishtinë.

Ajo ka thënë se janë tmerruar nga ky rast pasi janë frikësuar për bebet e tyre.

“Kjo ka ndodhur para dy javësh. Ato ditë që pat shi. Unë kam qenë e shtrirë me vajzën në dhomë. Kemi qenë tri nëna me bebe. Nëna që ka qenë afër dritares për fat të mirë vetëm disa minuta pa ndodhur kjo, e kishte larguar beben prej shtratit. Kanë qenë në pytje sekondat që mos me i ra bebes”, ka deklaruar nëna.

Ajo ka treguar se ky problem ishte rregulluar të nesërmen nga punonjësit e QKUK-së të cilët sipas saj kishin deklaruar se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së ujit nga shiu.

spitali ne kosove kosove

Sondazh

Poll