Bota

Samiti i BE në Tiranë/ Borrell: E ardhmja e Ballkanit është në union! Rutte: Sfidat i përballojmë bashkë

Borrell tha se samiti i djeshëm përçoi mesazhe të forta përmes deklaratës me 32 pika, ndërsa vë në dukje edhe traditën e Shqipërisë, atë të mikpritjes.

7 Dhjetor 2022, 17:07 Nga A.B

Samiti i BE në Tiranë/ Borrell: E ardhmja e Ballkanit është

TIRANË- Një ditë pas samitit, janë zbardhur reagimet e liderëve për mediat në vend. Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell ka deklaruar për 'ReportTv' se samiti i BE-BP në Tiranë, tregoi se Shqipëria ishte mikëpritëse e vërtetë. Ai shtoi se e ardhmja e Ballkanit është në union. Po ashtu, Borell zbuloi se 27 liderët ranë dakord për marrëveshjen e dokumentit final. Borrell tha se samiti i djeshëm përçoi mesazhe të forta përmes deklaratës me 32 pika, ndërsa vë në dukje edhe traditën e Shqipërisë, atë të mikpritjes.

'E ardhmja e Ballkanit është në union. Ramë dakord të gjithë për dokumentin final. Shqipëria tregoi se është një mikëpritëse shumë e mirë. '- tha Borell. 

Kryeministri i Austrisë Karl Nehammer tha se BE duhet të mbështesë Ballkanin Perëndimor për sfidat që ka përpara. Ai theksoi se samiti dhe mikpritja e mikut tim Edi Rama ishte e shkëlqyer.

'Mbi të gjitha me duhet të falenderoj kryeministrin Edi Rama për mikëpritjen. Shqipëria është një vend që mund të themi e ka të ardhmen në Bashkimin Europian. Por kjo vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ishte një samit shumë i mirë dhe një mesazh përfekt për të ardhmen. Besoj se janë disa sfida që duhet ti përballojmë së bashku, energjia dhe kostot, rritja e inflacionit. Duhet të përpiqemi dhe të gjejmë rrugë të reja, për ta përballuar. Prandaj kemi vendosur ti japim rajonit 1 mld euro, për të investuar në energji. Kjo është e rëndësishme për popullin në këtë rajon. Unë besoj se jemi në një rrugë të mbarë.'- tha Nehammer.

Samiti i BE në Tiranë, për kryeministrin e Holandës Rutte tregon se BE është në krah të Ballkanit për përballimin e sfidave. Ai tha se BE e njeh ambicien e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociata, por theksoi se tani Europa ka dhe çështje të tjera për të diskutuar, si lufta në Ukrainë.

'Ishte një takim fantastik. Shumë më i mirë se ai i 6 muajve më parë kur u takuam në Bruksel, kur ishte një atmosferë negative, por këtu ishte shumë pozitive. Fakti që e kemi filluar procesin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është hap i mirë. Por ka shumë çështje që hanë diskutim, si emigrantët, sanksionet, qasja ndaj luftës në Ukrainë. Si ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor, në sigurinë energjitike, që do të japim para.'- tha Rutte.

Gjukanoviç tha se samiti është mesazh që rajoni të punojë për zbatimin e Reformave.

'Është shumë e mirë që një praktikë e tillë mbahet në Ballkan, dhe është e rëndësishme që një samit i tillë mbahet në Tiranë. Kemi dëgjuar mesazhe shumë inkurajuese në këtë ditë të rëndësishme, ku Bashkimi europian dërgoj mesazhe të qarta për integrimin e vendeve tona. Ne morëm garanci të vijimit të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor, por  jo ka ndodhur pas procesit të suksesshëm të Procesit të Berlinit, ku 3 marrëveshje të rëndësishme u adoptuan. Por morën edhe një mbështetje të dukshme ekonomike. Por edhe mbështetja për çështjen e energjisë e konfimoj pikërisht këtë. Do të thoja se këto janë mesazhe optimizmi që duhet të inkurajojnë jo vetëm qeverinë tonë, por edhe qytetarët tanë. Ky optimist duhet të jetë një shtysë për të na motivuar më shumë në plotësimin e reformave, për të rritur standartet dhe për të arritur objektivat tanë në të ardhmen e afërt dhe për këtë I kemi kapacitetet.'- tha Gjukanoviç.

Ditën e djeshme, u zhvillua samiti i BE-së në Tiranë, ku të ftuar ishin 27 liderë.

josep borrell samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll