Burgu i Koridhalos me sigurinë më të lartë në Greqi, së shpejti do të zhvendoset në ish-bazën e NATO-s
5 Shtator 2019, 13:05Nga DOSJA
ATHINË- Burgu i famshëm i Koridhalos në Greqi, i cili deri më tani ka qenë në Athinë, do të ketë një zhvendosje të sugjeruar nga grupi i ekspertëve me porosi nga Ministria e Mbrojtjes.
Kjo e lëvizje e një prej burgjeve me sigurinë më të lartë në shtetin grek, do të zhvendoset në bazën e vjetër të NATO-s në Aspropyrgos, Atikën perëndimore.
Deri më tani sipas mediave greke është mësuar se ndërtesa e re e burgut do të ketë standartet e burgjeve Norvegjeze , sisteme unike të sigurisë dhe ndryshime në kushtet e jetesës së të burgosurve.
Vendimi për zhvendosjen e burgut të Koridhalos, është marrë që javën e kaluar dhe raporti i është dorëzuar Ministrit të Mbrojtjes në Greqi, Michalis Chrysochoid.
Bazuar në raportin për zhvendosjn e burgut, është sugjeruar një zonë prej 9 hektarë tokë. Një hapësirë mëse e mjaftueshme për ndërtimin e plotë të burgut më të rëndësishëm të vendit, pasi siguria duhet të jetë maksimale, madje edhe më e përforcuar sesa është tani në burgun aktual.
Në raport është theksuar edhe planimetria për ndërtimin e burgut, ku parashikohet të jenë dy godina kryesore të ndara, pasi mendohet të rritet akoma më shumë siguria dhe po bëhet e tillë për të strehuar nga 600 deri në 700 njerëz, në të njëjtin nivel me atë të burgut aktual.
Në raport thuhet se burgu i ri do të ketë sistem të lartë të sigurisë, me kamera automatike me definicion të lartë, si dhe do të ketë psikologë dhe ekspertë. Në lidhje me financimin e këtij projekti, është mësuar se do të kushtojë me miliona euro, ku kontributet janë siguruar nga partneriteti publik-privat, dhe fonde evropiane.
Pra kompania që do të marrë përsipër këtë projekt është, “American Convenience Stadium”, e cila ëshë verifikuar se plotëson kushtet e përcaktuara nga qeveria greke. Më e rëndësishmja është fakti që burgu i ri do ndërtohet në një vend afër Athinës, gjykatave, dhe kryesorja më afër autostradës që lehtëson transferimin e të burgosurve, si dhe udhëtimin e zyrtarëve apo familjarëve.
Kërkesa për ndryshimin e vendodhjes së bugut me sigurinë më të lartë në vend, është bërë kohë më parë, kryesisht nga banorët e zonës e më pas kjo kërkesë e qytetarëve grekë është mbështetur me premtimin e Kyriakos Mitsotakis, kryeministrit grek.
Nuk ka marrë fund vendimi për burgun e ri pasi do të duhet të rishqyrtohet edhe njëherë nga udhëheqja e ministrisë e më pas do të hidhet në zbatim.
Pra deri më tani është planifikuar se do të duhet një partneritet publik-privat pasi nevojiten miliona euro, por fondi përfundimtar nuk është llogaritur akoma.
I gjithë ndërtimi i burgut të ri do të marrë 3 vjet kohë.
U desh vetëm një vit për t’ia ulur optimizmin Gordon Sondland-it për përmirësimin e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Brukselit. Ambasadori amerikan në BE e...
ITALI- Giuseppe Conte dhe ministrat e tij janë betuar sot në prani të presidentit Presidentit të Republikës Sergio Mattarella. 27 ditë pasi Matteo Salvini hapi ...
BRITANI- Teksa në Parlament dje diskutohej për fatin e Britanisë, kryetari Jacob Rees-Mogg është kapur në një moment të sikletshëm.Ai është fotografuar në një m...
BRITANI- Deputetët britanikë kanë miratuar projektligjin që parandalon largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje. Pas kwtij vendimi kryeministri...
KOSOVË- Ende pa filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë nga subjektet po...
GJERMANI- Ka pasur kohë, kur marrëveshjet ekonomike me vlerë 150 miliardë euro konsideroheshin më tepër si suvenire të vogla, të një vizite qeveritare në Pekin....
KOSOVË- Një fëmijë 7 vjeç nga Rahoveci pretendon se është dhunuar për një muaj rresht nga fqinji i tij 70 vjet më i vjetër. Nëna e djalit thotë se d...
BRITANI E MADHE- Teksa është mbajtur seanca Parlamentare, mes gjithë tensioneve në qeverinë e Britanisë së Madhe për çështjen e Brexit, ka tërhequr vëmen...
SPANJË- Një kameraman që ka regjistruar turin e çiklistëve në rrugët e Spanjës ka zbuluar se në tarracën e një prej pallateve kultivohej marjiuanë n...
BAHAMAS- Uragani Dorian në Bahamas nuk po qetësohet teksa ka shkatërruar akoma më shumë vende të SHBA-së, duke prekur edhe brigjet lindore të Floridas.Ndërkohë...