Art&Argëtim

Në krye të listës, Ursula von der Leyen, këto janë 100 gratë më të fuqishme në botë për 2022

Von der Leyen, e cila zëvendëson novelistin dhe filantropistin MacKenzie Scott si nr. 1, tha se mbështetja e Ukrainës ka një kosto të lartë, por liria ishte "e paçmuar".

7 Dhjetor 2022, 12:18 Nga a.l
Në krye të listës, Ursula von der Leyen, këto janë 100
gratë më të fuqishme në botë

SHBA- 'Forbes' revista amerikane e njohur gjerësisht nëpër botë ka publikuar listën vjetore, ku rreshton emrat e 100 grave më të fuqishme në botë gjatë vitit 2022. Në krye të listës qëndron Presidentja e 'Komisionit Europain' Ursula von der Leyen, jo më kot e ka marrë këtë 'trofe' për vitin 2022 pasi është analizuarr thellësisht për rolin e saj kritik në nxitjen e vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur Ukrainën pas pushtimit rus. 

Von der Leyen, e cila zëvendëson novelistin dhe filantropistin MacKenzie Scott si nr. 1, tha se mbështetja e Ukrainës ka një kosto të lartë, por liria ishte "e paçmuar".

Në listën e përpiluar nga revista amerikane, shihet se suksesin e grave të fuqishme në botë nga fusha e politikës dhe më gjerë e zotëron edhe Christine Lagarde, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane. Ndërsa në vend të tretë do të vendosetKamala Harris, zëvendës presidentja e SHBA. Më pas renditen: Mary Barra, Abigail Johnson, Melinda Gates, Giorgia Meloni, Karen Lynch, Julie Sweet dhe Jana Fraser.

Renditja e 19-të nga Forbes sheh një numër më të lartë të grave në sektorin bankar, me Kristalina Georgieva në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Janet Yellen në Thesarin e SHBA të dyja në listë. Sakaq, këtij 'trofeu' nuk kishte si t'i mungonin edhe dy këngëtaret me famë botërore, Rihanna e cila është renditur e 73-ta dhe Taylor Sëift e 79-a./Dosja.al

grate me te fuqishme ne bote

Sondazh

Poll