Politike

Mitsotakis anulloi vizitën në Himarë për 'shkak të motit', zbulohet shkaku i vërtetë

Njoftimi i djeshëm i kryeministrit grek për të mos shkuar në Epirin e Veriut për shkak të kushteve të këqija atmosferike ishte vetëm preteksti dhe vula e ngërçit të negociatave që po vazhdonin prej ditësh në prapaskenë mes dy palëve.

7 Dhjetor 2022, 15:36 Nga A.B
Mitsotakis anulloi vizitën në Himarë për 'shkak të
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis anuloi vizitën e tij në Himarë ditën e djeshme e shkak u tha se ishte moti i keq. 

Mirëpo, duket se njoftimi i djeshëm i kryeministrit grek për të mos shkuar në Epirin e Veriut për shkak të kushteve të këqija atmosferike ishte vetëm preteksti dhe vula e ngërçit të negociatave që po vazhdonin prej ditësh në prapaskenë mes dy palëve. Mediat greke kanë zbuluar se shtyrja e vizitës së Mitsotakis në fshatrat minoritare të Vorio Epirit nuk është për shkak të motit por të transportit.

Fillimisht autoritetet shqiptare hodhën poshtë skenarin e transportit rrugor të kryeministrit grek nga Tirana në Himarë, me arsyetimin se nuk mund të japin garanci për një kalim të sigurt. Kur u formulua skenari alternativ për përdorimin e një helikopteri Chinook të Ushtrisë Greke, autoritetet në Tiranë reaguan me justifikimin se nuk ishte e nevojshme që kryeministri grek të udhëtonte në fshatrat minoritare të Shqipërisë me një helikopter ushtarak grek.

Ditën e djeshme, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, kishte parashikuar një vizitë në zonat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë pas samitit të Tiranës. Por përmes një njoftimi në Tëitter të ambasadës greke u bë e ditur se vizita është shtyrë për një tjetër datë të pacaktuar.

Për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike, vizita e planifikuar e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Himarë, Livadh dhe Dervician është shtyrë dhe do të zhvillohet në një datë të mëvonshme”, thuhej në njoftimin e ambasadës.

Burimi: Ieidies.gr

kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll