Art&Argëtim

FOTO-GALERI/ Mes tyre Rita Ora, kush janë personazhet që shkëlqyen me veshjet e tyre në “British Fashion Awards 2022”

Ndër të ftuarit e veshur më mirë ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora e cila i ka dhënë jehonë shqipërisë në mbarë botën, me suksesin e saj.

7 Dhjetor 2022, 10:55 Nga a.l

FOTO-GALERI/ Mes tyre Rita Ora, kush janë personazhet  që

BRITANI- 'British Fashion Awards'e prezantuar nga 'Diet Coke' është një nga evenimentet më në zë, që organizohet çdo vit. Edhe këtë vit, pjesëmarrja e yjeve Hollywood-ian ishte shumë e madhe, duke sjellë në tapetin e kuq risi dhe kreativitet me veshjet e tyre. 

Ndër të ftuarit e veshur më mirë ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora e cila i ka dhënë jehonë Shqipërisë në mbarë botën, me suksesin e saj. Ora këtë vit ka guxuar tepër me veshjen e saj teksa shfaqet me një fustan totalisht tyl duke nxjerrë në pah linjat e saj perfekte. Veshja është krijuar nga stilistja shqiptare Nensi Dojaka dhe mesa duket ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq teksa është klasifikuar si veshja më e mirë për këtë vit. 

Disa nga të ftuarit e veshur më mirë nga tapeti i kuq i Fashion Awards janë gjithashtu: Lily James, Adut Ketch, Winnie Harlow, Simone Ashley, Naomi Campbell, Florence Pugh, Paloma Elesser, Jourdan Dann, Irina Shayk, Tilda Sëinton, Jodie Turner, Rosie Huntington./ Dosja.al

british fashion awards

Sondazh

Poll