Bota

Aksion si nëpër filma në Selanik/ I mituri tenton të përplasë me makinë policët, e ndjekin dhe qëllojnë me armë drejt tij

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit, ku i riu rom u largua nga një pikë karburanti në rrugën Monastiriou, pa paguar karburantin që kishte futur. 

5 Dhjetor 2022, 08:31 Nga a.l
Aksion si nëpër filma në Selanik/ I mituri tenton të
Policia greke

GREQI- Policia greke ka zhvilluar një aksioni arrestimi që u ngjason atyre të filmave, në përpjekje për të vënë në pranga një 17- vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit, ku i riu rom u largua nga një pikë karburanti në rrugën Monastiriou, pa paguar karburantin që kishte futur. 

Menjëherë është njoftuar policia, sipas së cilës mjeti është pikasur në zonë, por drejtuesi i mitur nuk ka përfillur sinjalizimet për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Me të mbërritur në rrugën Symmachiki, sipas informacioneve të para, ai ka tentuar të përplasë një makinë policie, ndërsa policët në përpjekje për ta ndaluar, kanë hapur zjarr. Sipas mediave greke, më në fund i riu ka humbur kontrollin e mjetit, ka përplasur një mur dhe është ndalur. Ai është dërguar i plagosur rëndë në spital, ku po trajtohet./Dosja.al

arrestime ne selanik plagoset i mituri ne selanik

Sondazh

Poll