6 Dhjetor 2022, 21:45
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Media gjermane 'Der Spiegel' ka pasqyruar sulmin e sotëm ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Në artikullin e 'Der Spiegel', shkruhet se kreu i opozitës u sulmua fizikisht në momentin që po shkonte në tubimin që vet organizoi ditën e sotme.
"Kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha është sulmuar fizikisht teksa po shkonte për në një tubim që ai organizoi. Sipas mediave shqiptare, një burrë e goditi në fytyrë dhe e plagosi lehtë. Berisha kishte mbledhur përkrahësit e tij në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Sulmuesi u mposht nga truprojat dhe iu dorëzua policisë, tha ajo. Në një konferencë shtypi më pas, Berisha pretendoi se ishte një informator i policisë kriminale. Kjo nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur," shkruan Der Spiegel.
Çfarë ndodhi sot?
Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e sotme kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
der spiegel dhunohet berisha ne proteste
Politike
6 Dhjetor 2022, 21:39
I.A
Jozefina Topalli
TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e ka quajtur sulmin agresion brutal politik ndaj opozitës dhe një provok...
Politike
6 Dhjetor 2022, 21:32
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka komentuar sulmin e sotëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. ...
Politike
6 Dhjetor 2022, 21:14
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas sulmit ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë...
Politike
6 Dhjetor 2022, 20:30
f.g
Sali Berisha
TIRANË- Sulmi ndaj Sali Berishës sot u krye në kryefjalë të ditës duke marrë edhe vëmendjen nga Samiti...
Politike
6 Dhjetor 2022, 20:15
A.B
Mark Rutte dhe Xavier Bettel
TIRANË- Kërcimi i organizuar nga fëmijët me rastin e samitit BE-Ballkan Perëndimor, bëri q&...
Politike
6 Dhjetor 2022, 20:16
I.A
Bardh Spahia
SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar pas sulmit ndaj kryeopozitarit Sali Berisha në protestën e ...
Politike
6 Dhjetor 2022, 19:48
A.B
Sali Berisha
BRITANI-Sulmi i bërë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë jehonë në mediat n&e...
Politike
6 Dhjetor 2022, 19:43
A.B
Bamir Topi ne emision
TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi ka dënuar aktin e rëndë që iu bë ditën e sotme kryetarit të...
Politike
6 Dhjetor 2022, 19:16
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas sulmit që i ndodhi kryedemokratit Sali Berisha. Sipas ti, k...
Politike
6 Dhjetor 2022, 18:25
A.B
Flamur Noka
TIRANË-Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për sulmin fizik ndaj Sali Berishës ...