Sport

Klinsmann i mahnitur nga "Selecão"…

Ish-trajneri i Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara është pjesë e ekipit teknik të FIFA-s, që merret me studimin e Botërorit

6 Dhjetor 2022, 15:28 Nga DOSJA
Klinsmann i mahnitur nga "Selecão"…

KATAR - Jürgen Klinsmann (58) ka mbetur i impresionuar nga futbolli magjik i luajtur nga brazilianët në Kupën e Botës në Katar. “Sonte (mbrëmë) u dërguan një mesazh të mëdhenjve dhe jam i lumtur që isha atje për ta parë. Është e mrekullueshme t'i shikosh”, ka shkruar ish-trajneri i kombëtares gjermane dhe asaj amerikane.

Klinsmann, i cili aktualisht ndodhet në Doha, nuk është entuziast vetëm për fuqinë sulmuese të “Selecão”. Pas fitores 4-1 ndaj Koresë së Jugut në 1/8 e Kupës së Botës, ish-trajneri thekson punën mbrojtëse të brazilianëve rreth superyllit Neymar.

“Të kesh Superstarin tënd duke ndihmuar në mbrojtje, është një lajm shumë i rëndësishëm për të gjithë,- ka shkruar ai. - Teknikisht, Brazili ka qenë gjithmonë i fortë, por kur i sheh ata duke punuar shumë për topin, e di se do të jetë tepër e vështirë për këdo që t'i mposhtë ata”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll