Sport

Marok - Spanjë/ Me synimin e vetëm, për të qenë sërish ndër më të mirët. Analiza dhe përbërjet e mundshme të rivalëve…

Spanja kërkon të kthehet në disa zona që nuk ka shkelur që nga viti 2010...

6 Dhjetor 2022, 14:16 Nga DOSJA

Marok - Spanjë/ Me synimin e vetëm, për të qenë

KATAR - Maroku dhe Spanja përballen me njëri-tjetrin në fazën e 16-të të këtij Botërori, duke kërkuar të jenë në mesin e tetë të përzgjedhurve për të luajtur çerekfinalet duke filluar nga e premtja e ardhshme. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Education City, një nga ambientet më spektakolare dhe moderne të këtë Botëror të Katarit. 

Si vjen Spanja? Lojtarët e kombëtares thonë se kanë mbërritur me mendje të pastër në ndeshjen ndaj Marokut, pas panikut që përjetuan ndaj Japonisë. Me mësimin e nxjerrë dhe të vetëdijshëm se tani e tutje nuk ka asnjë kufi për gabime, djemtë e Luis Enrique janë të bindur se do të mund të tregojnë edhe ndaj Marokut, versionin me të cilin mrekulluan kundër Kosta Rikës në ndeshjen hapëse. I njëjti bllok do të fillojë nga fillimi, me disa ndryshime në pozicione shumë specifike. Në krahun e djathtë, Carvajal do të jetë titullar, si edhe Morata në majën e sulmit. Në këtë rast, do të duhet të shihet nëse i sakrifikuari është Asensio (me shumë mundësi) apo Ferran.

Marok - Spanjë/ Me synimin e vetëm, për të qenë

Si mbërrin Maroku? Skuadra marokene është padyshim një nga sensacionet e Botërorit, pasi ka qenë lider në një nga grupet e vdekjes, me vendin e dytë dhe të tretë në Botërorin e kaluar. “Ishte përpara Belgjikës, Kroacisë dhe Kanadasë, kështu që duhet të keni shumë respekt për të”,- paralajmëron Luis Enrique. Një skuadër e organizuar mirë, e guximshme që ka individualitete të mira, premton ta çojë ekipin spanjoll në kufi për të mbajtur gjallë ëndrrën afrikane në këtë Botëror të Katarit.

Dueli i ndeshjes? Achraf kundër Olmo. Mbrojtësi i PSG-së kundër anësorit të Leipzig, një duel me shpejtësi të lartë në krah. Marokeni nuk ka shkëlqyer ende siç pritej prej tij për shkak të problemeve fizike, por ai është një lojtar që shfaqet në ndeshje të mëdha. Një ‘raketë’ në të djathtë që është mësuar të çekuilibrojë ndeshjet. Ata do të kenë të bëjnë me Dani Olmon, lojtarin e vetëm sulmues të skuadrës spanjole, që ka startuar në të tre ndeshjet dhe që garanton punë në mbrojtje dhe thellësi të sulmit.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll