Aktualitet

EMRAT/ Vrau ish-bankierin italian në sy të gruas, burg përjetë për 32-vjeçarin shqiptar dhe bashkëpunëtorin italian

 Ata u shpallën fajtor ditën e sotme nga gjykata për akuzat e vrasjes me dashje, grabitjes me pasoja të rënda dhe armëmbajtje pa leje.

6 Dhjetor 2022, 20:58 Nga I.A
EMRAT/ Vrau ish-bankierin italian në sy të gruas, burg
Pamje nga seanca

ITALI- Shqiptari Paulin Mecaj, 32-vjeç dhe italiani Andrea Capone, autorë të vrasjes sw njw ish-bankieri, që tronditi Leccen 1 vit më parë më 16 korrik janë dënuar me burgim të përjetshëm. 32-vjeçari Mecja dhe bashkëpunëtori i tij italian vranë në sytë të gruas së tij një ish-bankier, teksa ishte duke tërhequr para nga një bankomat, ai ishte Giovanni Caramuscio, 69-vjeç. Ata u shpallën fajtor ditën e sotme nga gjykata për akuzat e vrasjes me dashje, grabitjes me pasoja të rënda dhe armëmbajtje pa leje.

Në veçanti, Mecaj argumentoi se nuk ishte qëllimi i tij për të vrarë ish-bankierin. Por prokurori nënvizoi gjatë aktakuzës se gjatë intervistave të përgjuara në burg, dy të pandehurit nuk janë penduar për vrasjen. Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin sot familjarët e Giovanni Caramuscio, 69-vjeçarit nga Monteroni, të cilët tashmë kanë bërë padi civile pranë avokatit Stefano Pati. Avokati foli sot në sallën e gjyqit duke nënvizuar dëshirën e tyre të madhe për drejtësi.

paulin mecaj andrea capone giovanni caramuscio

Sondazh

Poll