Politike

Sulmi ndaj Berishës, Tritan Shehu: Një provokacion i qartë për opozitën

Shehu thote se ky ishte një veprim i paramenduar dhe i programuar me qëllime të rrezikshme për vendin. 

6 Dhjetor 2022, 19:16 Nga A.B
Sulmi ndaj Berishës, Tritan Shehu: Një provokacion i qartë
Sali Berisha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas sulmit që i ndodhi kryedemokratit Sali Berisha. Sipas ti, ky ishte një veprim i paramenduar dhe i programuar me qëllime të rrezikshme për vendin. 

REAGIMI:

“Berisha nje “burre shteti” edhe perballe atij krimi terrorist provokator! Nje veprim i para menduar e i programuar ai, i kryer me gjakftohtesi te plote, “profesionalizem” dhe qellime te rrezikeshme per vendin, ky i sotmi ndaj Berishes. Nje provokacion i qarte per PD e opoziten. Pikerisht per te irrituar e nxitur keshtu njerezit drejt veprimeve te dhuneshme, ne nje kohe qe ajo proteste po fillonte krejt paqesore.

Per ta nxjerre ate nga ato “shina” e gjakosur keshtu ate Bulevard. Diabolizem fund e krye ky. Por qe fatmiresisht nuk i realizoi ato qellime barbare, deshtoi.

Nuk i realizoi per dy aresye:

—Sepse Berisha u tregua perseri nje lider i vertete europian, perendimor, qe me pergjegjeshmeri te larte, pavaresisht atyre momenteve shume te veshtira qe kaloi, arriti me ndergjegje te plote e qartesi mendimi ta menaxhoje situaten ne menyren me te mire te mundeshme, per te shmangur me te keqen.

—Sepse demokratet e opozitaret aty reaguan si demokrate te vertete, me vetedije te thelle qytetare, duke mos rene preh e kurthit te ngritur ndaj tyre.

Ne fund te fundit “burrat e shtetit”, edhe ne te tilla momente kritike, dine te demostrojne vetite e tyre. Demokratet jane e mbesin kurdohere demokrate.

tritan shehu dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll