Bota

Nuk ndalen, dëgjohen sërish shpërthime në Mitrovicën e Veriut, copa xhamash dhe dyer të thyera shihen në rrugë

Gazetarja e T7, Laura Çelaj në një lidhje direkte tha se ka njerëz që po afrohen në vendin ku ndodhi shpërthimi ndërkohë që copa xhamash të thyer u panë në rrugë.

6 Dhjetor 2022, 18:17 Nga d.a.
Nuk ndalen, dëgjohen sërish shpërthime në Mitrovicën e
Mitrovice

KOSOVË- Shpërthime të reja janë raportuar sërish në Mitrovicën e Veriut pas atyre të regjistruata mesditën e sotme dhe të konfirmuara nga policia e Kosovës.

Gazetarja e T7, Laura Çelaj në një lidhje direkte tha se ka njerëz që po afrohen në vendin ku ndodhi shpërthimi ndërkohë që copa xhamash të thyer u panë në rrugë.

Ditën e sotme janë raportuar disa të shtëna armësh dhe shpërthime në disa njësi administrative të Mitrovicës së Veriut, përfshirë dhe Zubin Potokun. Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar ka konfirmuar raportimet për shpërthime dhe të shtëna armësh, madje ka thënë edhe se ka raportime për të lënduar. E gjithë ngjarja nisi pasi disa përfaqësues të KQZ u paraqitën në zyrat e 4 komunave në veri të Kosovës për të dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 18 dhjetor pas dorëheqjes së përfaqësesve serbë të Listës Serbe.

tensione në veri të kosovës laura Çelaj

Sondazh

Poll