Bota

Të shtëna dhe dëmtim zyrash, zëdhënësi i KQZ: Nuk mundëm të dorëzonim materialet për zgjedhjet e pjesshme

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi u shpreh se zyrtarë komunal janë shoqëruar ditën e sotme nga policia e Kosovës për të dorëzuar materialet por janë hasur në disa incidente në Zubin Potok.

6 Dhjetor 2022, 17:55 Nga d.a.
Të shtëna dhe dëmtim zyrash, zëdhënësi i KQZ: Nuk
KQZ

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, pas situatës së krijuar në Mitrovicën e Veriut, nuk ka mundur që të dorëzojë materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjeshme në 4 komunat e vendit.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi u shpreh se zyrtarë komunal janë shoqëruar ditën e sotme nga policia e Kosovës për të dorëzuar materialet por janë hasur në disa incidente në Zubin Potok.

“Jemi në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur. Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, sot, me fillim në orën 18:00”, tha për A2 CNN Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së së Kosovës.

Ditën e sotme janë raportuar disa të shtëna armësh dhe shpërthime në disa njësi administrative të Mitrovicës së Veriut, përfshirë dhe Zubin Potokun. Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar ka konfirmuar raportimet për shpërthime dhe të shtëna armësh, madje ka thënë edhe se ka raportime për të lënduar. E gjithë ngjarja nisi pasi disa përfaqësues të KQZ u paraqitën në zyrat e 4 komunave në veri të Kosovës për të dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 18 dhjetor pas dorëheqjes së përfaqësesve serbë të Listës Serbe.

valmir elezi tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll