Bota

"Duhet ta mbrojmë jetën e secilit qytetar", Osmani flet pas shpërthimeve në Veri: Janë bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiç

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Tiranë, ku mori pjesë nbë Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ajo tha se situata në veri degradon për shkak të bandave kriminale që përkrahen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

6 Dhjetor 2022, 18:06 Nga d.a.
"Duhet ta mbrojmë jetën e secilit qytetar", Osmani flet pas
Osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur rreth situatës së tensionuar në veri ku gjatë ditës së sotme janë raportuar disa të shtëna dhe shpërthime.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Tiranë, ku mori pjesë nbë Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ajo tha se situata në veri degradon për shkak të bandave kriminale që përkrahen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Sikurse në shumë raste paraprake, situata në veri eskalon, sepse bandat kriminale të përkrahura nga Vuçiç Janë bandat  kanë për qëllim eskalim të situatës dhe destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Duhet të bëjmë çmos që përmes institucioneve të sigurisë të vendosim rend dhe ligj, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetar”, - u shpreh Osmani.

Osmani theksoi se është informuar gjatë ditës përmes raporteve të institucioneve përkatëse dhe ka shtuar se po presin në fund të ditës raportin përfundimtar në lidhje me ngjarjet e sotme.

Ditën e sotme janë raportuar disa të shtëna armësh dhe shpërthime në disa njësi administrative të Mitrovicës së Veriut, përfshirë dhe Zubin Potokun. Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar ka konfirmuar raportimet për shpërthime dhe të shtëna armësh, madje ka thënë edhe se ka raportime për të lënduar. E gjithë ngjarja nisi pasi disa përfaqësues të KQZ u paraqitën në zyrat e 4 komunave në veri të Kosovës për të dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 18 dhjetor pas dorëheqjes së përfaqësesve serbë të Listës Serbe.

vjosa osmani tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll