Sport

Neymar qau gjithë natën pas ndeshjes me Serbinë! ‘Shqiponjat’ ia bënë jetën ferr: “U tremba shumë!”

Brazili luajti kundër Serbisë në raundin e parë dhe dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Neymar u largua nga loja për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës pas një përplasjeje nga Nikola Milenkovic.

6 Dhjetor 2022, 12:41 Nga DOSJA
Neymar qau gjithë natën pas ndeshjes me Serbinë!

KATAR - Ylli më i madh i kombëtares braziliane, Neymar, ka pranuar se pas ndeshjes me Serbinë e ka kaluar gjithë natën në lot.

Neymar erdhi në Katar për t'i sjellë Brazilit titullin e gjashtë të Kupës së Botës, megjithatë, ai pësoi një dëmtim në fillim të turneut dhe kishte frikë se Botërori kishte përfunduar për të. Brazili luajti kundër Serbisë në raundin e parë dhe dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Neymar u largua nga loja për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës pas një përplasjeje nga Nikola Milenkovic.

Pa ndihmën e tij, Brazili gjithsesi arriti të kualifikohej në fazën e 16-të, ku mbrëmë mundi Korenë e Jugut me rezultat 4-1 dhe Neymar shënoi golin e dytë në atë ndeshje.

Pas arritjes në çerekfinale, Neymar ka pranuar se ka qarë për një kohë të gjatë pas ndeshjes me ‘Shqiponjat’. “Isha shumë i frikësuar. E nisa mirë sezonin dhe ishte e vështirë për mua kur u dëmtova. Kam qarë gjithë natën. Isha në terapi 11 orë në ditë, zgjohesha deri në orët e vona të natës. Gjithë sakrifica u shpërblye”,- tha Neymar.

Edhe pse kyçi i këmbës nuk dukej mirë, Neymar arriti të rikuperohej dhe luajti për skuadrën e tij mbrëmë nga minuta e parë. Ai do të vazhdojë rrugën drejt trofeut të premten, kur në orën 16:00 do të përballet me Kroacinë në çerekfinale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll