Sport

STUDIMI! Teoria e goditjes së parë të penalltive, nuk funksionon më në Botëror…

Përballë Kroacisë, Japonia u bë skuadra e shtatë, që humbi me penallti në Kupën e Botës pasi gjuajti e para.

6 Dhjetor 2022, 11:36 Nga DOSJA
STUDIMI! Teoria e goditjes së parë të penalltive, nuk funksionon

KATAR - Pa hezituar, me një tundje të dorës, Maya Yoshida tregoi fanelën e tij. Gjuha e shenjave midis kapitenit japonez dhe arbitrit marokeno-amerikan Ismail Elfath, për të treguar se Japonia zgjodhi të fillonte ekzekutimin e penalltive kundër Kroacisë. A e kishte parasysh Yoshida, se ai ekip që gjuan i pari ka avantazh? 

Një studim që daton nga viti 2009, i kryer nga dy studiues spanjolë, në çdo rast kishte pohuar, se shënimi i gjuajtjes së parë jepte një shans 60% për të fituar ndeshjen. Historia e “penos” në Botëror i ka dhënë prej kohësh pamjen e së vërtetës kësaj teorie. Sipas llogaritjeve tona, para Kupës së Botës 2018, kombëtarja që inauguroi seancën e penalltive kishte fituar në 57.7% të rasteve.

Skuadra që humbet goditjen e parë ka rreth 80% shanse për të humbur.
Por realiteti ka përmbysur studimet. Siç tregohet nga Opta, pas humbjes së japonezëve kundër kroatëve (1-1, 3-1 me penallti), shtatë skuadrat e fundit që kanë goditur të parat në Kupën e Botës janë eliminuar të gjitha. Me radhë: Kosta Rika dhe Holanda në 2014; Spanja, Danimarka, Kolumbia dhe Rusia në 2018; dhe Japonia, pra, në vitin 2022. Tani, pas kësaj serie, janë skuadrat që kanë nxjerrë “peno”-n e dytë që po bëjnë më së miri (54,5% sukses).

Pas kësaj zgjedhjeje “të keqe” të Yoshidës, Japonia pati fatkeqësinë të humbasë penalltinë e parë, me Minaminon. Në këtë pikë, shifrat janë të qarta: skuadra që humbet goditjen e parë ka rreth 80% shanse për të humbur. Kjo kishte shumë elemente statistikore kundër japonezëve, të cilit gjithashtu patën fatin e keq të përballet me një komb të specializuar në gjuajtjet e penalltive: Kroacia kishte fituar dy herë në historinë e saj, në vitin 2018, kundër Danimarkës dhe Rusisë. Çdo herë duke qenë i dyti që gjuan.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll