Sport

VIDEO/ Hije trukimesh në Botëror, dalin pamjet e lënies së golit në favor të Spanjës...

Falë teknologjisë dhe mundësisë për të trasmetuar gjithcka, interpretimet kanë qenë të shumta, ashtu si edhe llogaritë e skuadrave, kryesisht të të mëdhave që ndeshjet e fundit në grup, çuditërisht i humbën dhe tashmë në fazën e 1/8-ave janë krejt ekipe të tjera.

6 Dhjetor 2022, 10:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Hije trukimesh në Botëror, dalin pamjet e lënies së

KATAR - Kanë ndodhur shumë gjëra në këtë kampionat Botëror, që kanë sjellë edhe eliminimin e skuadrave që në fillim të tij konsideroheshin si pretendente për ta fituar atë, përfshirë këtu Belgjikën, apo Gjermaninë.

E megjithatë diskutimet për paraqitjet e lojtarëve herë pas here janë vënë përballë interpretimeve të rregullores së futbollit tashmë të suportuar maksimalisht edhe nga një teknologji e një tjetër niveli në Katar 2022.

Falë saj dhe mundësisë për të trasmetuar gjithçka, interpretimet kanë qenë të shumta, ashtu si edhe llogaritë e skuadrave, kryesisht të të mëdhave që ndeshjet e fundit në grup, çuditërisht i humbën dhe tashmë në fazën e 1/8-ave janë krejt ekipe të tjera.

Një tjetër imazh qarkullon ditët e fundit e ndeshjese Spanjë-Kosta Rika që përfundoi me shifrat 7-0. Bëhet fjalë pikërisht për golin e pestë të Gavit, ku siç duket nga pamjet e ngadalësuar mbrojtësi i Kosta Rikës e heq këmbën me qëllim.

Komentet e shumta për të flasin për një trukim, ndërkohë që të tjerë e konsiderojnë një iluzion optik, apo një lëvizje të qëllimshme për të mos e devijuar topin drejt portës, e megjithatë me këtë lëvizje Spanja shënoi golin e pestë, pas tij edhe dy të tjera dhe në fund të llogarive të grupit u kualifikua falë një golavarazhi më të mirë...Të jetë një koincidencë?!
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll