Politike

Të veshura kokë e këmbë me të zeza/ Demokratet 'vajtojnë' emigrantët shqiptarë, SIMBOLI nxirret gomonia nga selia

Nga ana tjetër qytetarët me pankarta në duar të janë afruar tek barrierat e hekurit që ndalojnë hyrjen tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit" ku shkruhet: "Edi Rama është mafia". 

6 Dhjetor 2022, 12:18 Nga a.l
Të veshura kokë e këmbë me të zeza/ Demokratet
protesta-simboli

TIRANË- Vijon protesta e organizuar nga Partia Demokratike sot Tiranë. Krahë pankartave kundër qeverisë Rama, nuk kanë munguar as simbolit thumbuese ndaj qeverisë. Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga dosja.al demokratet shihen të veshura kokë e këmbë me të zeza, në shenjë vajtimi për emigrantët shqiptare që janë larguar masivisht nga vendi drejt Anglisë. Nga selia blu ato kanë nxjerë gomonen që përfaqëson, sakrificat e shqiptarëve për t'i larguar nga vendi pas keqeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër qytetarët me pankarta në duar të janë afruar tek barrierat e hekurit që ndalojnë hyrjen tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit" ku shkruhet: "Edi Rama është mafia". 

Protesta e sotme është shoqëruar me tensione të papritura, ku është sulmuar me grushte kryedemokrati Sali Berisha. Ngjarja ka ndodhur në momentin që Berisha po ecte me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të nisur protestën e parashikuar sot. Ishte një person, pjesë e turmës së protestuesve që ishin grumbulluar në bulevard./Dosja.al

protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll