Politike

Goditet me grusht Berisha në protestë, ish-kryeministri gjakoset në fytyrë, dhunuesi qëllohet nga truprojat

Në momentin që Berisha është qëlluar ka rënë direkt në tokë dhe kanë ndërhyrë truprojat.

6 Dhjetor 2022, 12:21 Nga f.m;f.g
Goditet me grusht Berisha në protestë, ish-kryeministri gjakoset
Dhunuesi dhe Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është qëlluar me grusht. Ngjarja ka ndodhur në momentin që Berisha po ecte me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të nisur protestën e parashikuar sot. Ishte një person, pjesë e turmës së protestuesve që ishin grumbulluar në bulevard. Në momentin që Berisha është qëlluar ka rënë direkt në tokë dhe kanë ndërhyrë truprojat. Truprojat kanë goditur autorin, identiteti i tëe cilit ende nuk dihet. Ish-kryeministri është gjakosur në fytyrë dhe shihet i lënduar. 

protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll