Sport

Morgan hedh poshtë lajmet se Cristiano Ronaldo do t’i bashkohet Al-Nassr…

Gazetari anglez, mik me portugezin, ka nxituar ta mohojë këtë lajm, që ka nisur të qarkullojë në media.

6 Dhjetor 2022, 09:33 Nga DOSJA

Morgan hedh poshtë lajmet se Cristiano Ronaldo do t’i bashkohet

KATAR - Pak orë pasi “Marca” shkaktoi një tronditje globale, duke raportuar se ylli Cristiano Ronaldo ka pranuar të bashkohet me sauditët e Al-Nasr nga janari i ardhshëm, Piers Morgan, gazetari anglez, mik me portugezin, ka nxituar ta mohojë këtë lajm.

Në veçanti, gazetari Morgan, i cili pak javë më parë pati një intervistë të gjatë dhe me Ronaldon, e cila në thelb solli ndërprerjen përfundimtare të marrëdhënieve të portugezit me Manchester United, ka shkuar në një postim në Twitter në lidhje me skenarin për Al-Nasr, duke komentuar shkurt dhe thjeshtë: “Nuk është e vërtetë”.

Morgan hedh poshtë lajmet se Cristiano Ronaldo do t’i bashkohet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll