Aktualitet

Harroi sobën e gazit ndezur/ Merr flakë banesa e të moshuarit në Durrës, vetëm dëme materiale

Zjarri u fik nga shërbimi i mbrojtjes nga zjarri

6 Dhjetor 2022, 11:17 Nga a.l
Harroi sobën e gazit ndezur/ Merr flakë banesa e të moshuarit
foto ilustruese

DURRËS- Banesa e një të moshuari në Durrës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Durrës. Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.8 të qytetit, ndërsa është djegur kati i dytë i banesës së 80- vjeçarit Andrea Ç.

Dyshohet se shkak për përfshirjen nga flakët të shtëpisë ka qenë soba me gaz e gatimit. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe shërbimi zjarrfikës. Zjarri u fik nga shërbimi i mbrojtjes nga zjarri, ndërsa mësohet se në banesë ka vetëm dëme materiale./Dosja.al

digjet banesa ne durres

Sondazh

Poll