Aktualitet

Shtohen masat e sigurisë për samitin/ Vëzhgim nga ajri me helikopter në sheshin 'Italia'

Teksa mijëra forca policie kanë zbarkuar në terren në akset kyçe të bllokuara për të siguruar perimetrin ku do të kalojnë liderët evropianë, vëzhgime janë bërë edhe nga ajri me helikopter në sheshin 'Italia' aty ku nisi edhe ceremonia e samitit dhe kryeministri Rama priti liderët evropianë.

6 Dhjetor 2022, 10:07 Nga a.l
Shtohen masat e sigurisë për samitin/ Vëzhgim nga ajri me
helikopter

TIRANË- Janë shtuar masat e sigurisë në kryqytet për mbarëvajtjen në kuadër të Samitit BE- Ballkani Perëndimor. Teksa mijëra forca policie kanë zbarkuar në terren në akset kyçe të bllokuara për të siguruar perimetrin ku do të kalojnë liderët evropianë, vëzhgime janë bërë edhe nga ajri me helikopter në sheshin 'Italia' aty ku nisi edhe ceremonia e samitit dhe kryeministri Rama priti liderët evropianë. 

Shtohen masat e sigurisë për samitin/ Vëzhgim nga ajri me
kontrolle mbi sheshin 'Italia'

Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen./Dosja.al

samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll