Aktualitet

VIDEO/ Ku do të protestojë Opozita? Shikoni si është blinduar Tirana, sheshi përballë kryeministrisë izolohet tërësisht

Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper'. 

6 Dhjetor 2022, 10:11 Nga F.M
VIDEO/ Ku do të protestojë Opozita? Shikoni si është
Tirana e blinduar

TIRANË- Tirana është totalisht e blinduar për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndërkohë që Opozita ka paralajmëruar protestë në orën 12:00. Nga pamjet që ju sjell Dosja.al shihet se i gjithë perimetri i sigurisë është 'blinduar' nga forca të shumta policie. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper'. 


Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen./Dosja.al

protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll