Sport

ZYRTARE/ Paulo Bento largohet nga Koreja e Jugut: “Vendimi u mor në shtator!”...

“Tani është koha të mendojmë për të ardhmen, e cila nuk do të kalojë nga kombëtarja e Koresë së Jugut. Do të pushoj dhe më pas do të shoh se çfarë do të bëj. Sapo ua komunikova lojtarëve dhe presidentit”

6 Dhjetor 2022, 07:49 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Paulo Bento largohet nga Koreja e Jugut: “Vendimi u mor në

KATAR - Në fund të ndeshjes së humbur ndaj Brazilit, trajneri Paulo Bento njoftoi se do të largohet nga detyra si drejtues i Koresë së Jugut: “Pjesëmarrja jonë përfundoi këtu dhe tani është koha të mendojmë për të ardhmen, e cila nuk do të kalojë nga kombëtarja e Koresë së Jugut.

Do të pushoj dhe më pas do të shoh se çfarë do të bëj. Sapo ua komunikova lojtarëve, presidentit, është një vendim që e kam marrë që nga shtatori. Sot sapo përfundova e konfirmova edhe njëherë, duke i falënderuar për gjithçka që ata kanë bërë dhe për gjithçka që kanë dhënë, nuk mund të jem më krenar që kam qenë trajner i ekipit kombëtar të Koresë së Jugut.

Nëse nuk do të ishte ekipi më i mirë me të cilin kam punuar, është padyshim një nga më të mirët. Jam i trishtuar për rezultatin e sotëm, por shumë krenarë për atë që këta djem kanë bërë në këto katër vite”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll