Sport

Botërori 2022: 'Prihen' biletat e fundit për "8"

Fituesi Spanjë-Marok do të përballet në çerekfinale me fituesin Portugali-Zvicër.

6 Dhjetor 2022, 08:25 Nga k.m.
Botërori 2022: 'Prihen' biletat e fundit për "8"
Foto ilustruese

KATAR- Spanja, Portugalia, Maroku dhe Zvicra do të pretendojnë sonte biletat e fundit për fazën “8” të Botërorit në Katar. Dje, Brazili... vallëzoi samba ndaj Koresë së Jugut, ndeshje të cilën e fitoi 4-1 dhe të premten (12/9) do të përballet në çerekfinale të turneut me Kroacinë, e cila duhej të shkonte në penallti për të kapërcyer Japoninë. 

Aksioni do të nisë në orën 17:00 në Education City, ku Maroku  – 36 vite pas paraqitjes së fundit në “16” të Kupës së Botës – do të përballet me Spanjën. Në të njëjtën kohë, policia spanjolle ka dhënë alarmin, veçanërisht në Madrid dhe qytetet e mëdha të jugut, pasi tifozët e organizuar të Realit dhe Atléticos kanë bërë thirrje për shtypjen e emigrantëve marokenë në rast se ata kualifikohen dhe tentojnë të festojnë në rrugë.

Në orën 21:00, Portugalia do të përballet me Zvicrën, e përveç historisë negative që kanë me zviceranët (11 humbje, 9 fitore, 5 barazime) duhet të menaxhojnë edhe sjelljen e Cristiano Ronaldos, i cili gjatë zëvendësimit ndaj Koresë së Jugut dyshohet se është betuar në stol, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Fernando Santos, i cili la të hapur mundësinë për t'ia dorëzuar shiritin e kapitenit një lojtari tjetër.

Zvicra ka qenë në formë të mirë deri më tani dhe do të kërkojë të rrisë shanset e saj për kualifikim kundër një ekipi që e njohin mirë. Murat Yakin ka folur për kombëtaren më të mirë të viteve të fundit, ndërsa ka treguar se ka pasur stërvitje edhe në penallti, duke treguar se është i vendosur për gjithçka.

Fituesi i çiftit do të përballet në “8” skuadrën që do të kualifikohet nga dyshja Maroku – Spanjë.

kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll