Sport

"Rikthimi" i Pele: "Do ta shoh ndeshjen nga spitali, forca djema..."

Në momentet më kritike të gjendjes së tij shëndetësore, legjenda e futbollit brazilian dhe botërorë ka shkruar dy fjalë për ekipin e tij në prag të ndeshjes me Korenë e Jugut

5 Dhjetor 2022, 18:03 Nga DOSJA
"Rikthimi" i Pele: "Do ta shoh ndeshjen nga spitali, forca

BRAZIL - Në një situatë të rënduar shëndetësore dhe nga ku e gjithë bota e futbollit në këtë moment kulmorë të zhvillimit të Kupës së Botës, ju bashkuan me urime për shërim të shpejtë, ka qenë vetë Mbreti i Futbollit botërorë sic njihet ndryshe ylli brazilian Pele ai që ka shkruar disa fjalë në llogaritë e tij të rrjetet sociale, në prag edhe të ndeshjes së Brazilit përballë Koresë së Jugut, e vlefshme për faqën e 1/8-ave.

Postimi i Pele:

Në vitin 1958, eca rrugëve duke menduar për përmbushjen e premtimit që i bëra babait tim. E di që sot shumë kanë bërë premtime të ngjashme dhe po shkojnë gjithashtu në kërkim të Kupës së Botës së tyre të parë.

Unë do ta shikoj ndeshjen nga spitali dhe do të mbështes secilin prej jush. Paç fat!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll