Bota

Boris Johnson merr goditjen e parë, miratohet ligji që bllokon Brexit-in pa marrëveshje

5 Shtator 2019, 07:03 Nga DOSJA
Boris Johnson merr goditjen e parë, miratohet ligji që bllokon

BRITANI- Deputetët britanikë kanë miratuar projektligjin që parandalon largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje. Pas kwtij vendimi kryeministri britanik, Boris Johnson që të thërrasë zgjedhje të përgjithshme.

Deputetët e opozitës dhe disa konservatorët kanë miratuar projektligjin me 327 vota për dhe 299 kundër. Ky projektligj kërkon nga kryeministri që të kërkojë shtyrje të Brexitit përtej 31 tetorit, nëse nuk arrihet një marrëveshje me BE-në.

Kryeministri Johnson ka paralajmëruar se do të kërkojë zgjedhje të reja, pasi ai do me çdo kush daljen e Birtanisë nga BE. Kryeministri britanik synon të largojë Britaninë nga blloku evropian me 28 anëtarë, më 31 tetor të këtij viti, edhe nëse nuk ka marrëveshje për largim.

Johnson ka thënë se bllokimi i Brexitit pa marrëveshje do të dëmtonte bisedimet për një marrëveshje të re dhe do të shkaktonte “më shumë vonesa dhe paqartësi”. Kritikët kanë thënë se largimi i Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme për këtë shtet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson brexit brexit me marreveshje miratohet ligji kunder brexit rrezohet boris johnson boris johnson brexit brexit me marreveshje miratohet ligji kunder brexit rrezohet boris johnson

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2019, 06:47

Me bagazh të rëndë: kancelarja Merkel në Kinë

GJERMANI- Ka pasur kohë, kur marrëveshjet ekonomike me vlerë 150 miliardë euro konsideroheshin më tepër si suvenire të vogla, të një vizite qeveritare në Pekin....