Bota

Disa shpërthime goditën dy fusha ajrore ushtarake në Rusi

Dy persona të tjerë raportohet se janë lënduar në një shpërthim në një aeroport në rajonin e Saratovit ndërkohë që nuk dihet se çfarë i shkaktoi shpërthimet. Të dyja zonat janë qindra kilometra larg kufirit me Ukrainën. Bombarduesit strategjikë rusë me rreze të gjatë besohet se janë të bazuara në bazën ajrore Engels në rajonin e Saratovit.

5 Dhjetor 2022, 16:30 Nga d.a.
Disa shpërthime goditën dy fusha ajrore ushtarake në Rusi
fusha ajrore ne Rusi

RUSI- Disa njerëz janë vrarë nga shpërthimet në dy fusha ajrore ushtarake ruse, sipas raportimeve. Një cisternë karburanti shpërtheu duke vrarë tre dhe duke plagosur gjashtë në një aeroport pranë qytetit Ryazan, në juglindje të Moskës, raportojnë mediat shtetërore ruse.

Sipas BBC, dy persona të tjerë raportohet se janë lënduar në një shpërthim në një aeroport në rajonin e Saratovit ndërkohë që nuk dihet se çfarë i shkaktoi shpërthimet. Të dyja zonat janë qindra kilometra larg kufirit me Ukrainën. Bombarduesit strategjikë rusë me rreze të gjatë besohet se janë të bazuara në bazën ajrore Engels në rajonin e Saratovit.

Guvernatori rajonal i Saratov tha se forcat e sigurisë po kontrollonin atë që ai i quajti "raportet e një incidenti në instalimet ushtarake".

"Nëse diçka lëshohet në hapësirën ajrore të vendeve të tjera, herët a vonë objektet e panjohura fluturuese do të kthehen në pikën e nisjes".- tha këshilltari presidencial Mykhaylo Podolyak u duk se iu referua incidenteve të raportuara në një postim në Twitter.

Imazhet satelitore të marra nga e diela duket se tregojnë një flotë të madhe bombarduesish të rëndë rusë në bazën ajrore Engels. Ato tregojnë atë që dukej të ishin bombardues strategjikë të tipit Tu-160 dhe Tu-95, të cilët janë të aftë të gjuajnë raketa lundrimi, një nga armët e përdorura në sulmet në Ukrainë.

Imazhe të tjera satelitore të publikuara javën e kaluar duket se tregojnë rritjen e aktivitetit të avionëve ushtarakë në të njëjtën bazë ajrore.

Presidenti rus Vladimir Putin është informuar për dy incidentet e raportuara, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. I pyetur për të komentuar mbi dy shpërthimet, Peskov tha në konferencën e tij për media të hënën se ai nuk kishte informacion në lidhje me incidentet dhe kishte parë vetëm raporte mediatike rreth tyre.

Ndërkohë, Ukraina ka thënë se Rusia ka nisur një valë të re sulmesh raketore në vend, me alarm ajror të shpallur në Kiev dhe në shumicën e rajoneve.

sulm ne rusi vladimir putin

Sondazh

Poll