Aktualitet

Dhunë në familje, djali rreh babanë në Korçë, i moshuari përfundon në spital

Policia informon se personi me inicialet A.L, ka dhunuar keq babain e tij, duke bërë që ky i fundit të përfundojë në spital.

5 Dhjetor 2022, 13:55 Nga A.B
Dhunë në familje, djali rreh babanë në Korçë, i
Policia

KORÇË- Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar të atin. Policia informon se personi me inicialet A.L, ka dhunuar keq babain e tij, duke bërë që ky i fundit të përfundojë në spital. Autori do të hetohet për veprën penale: “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Po këta specialistë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, duke marrë ndihmën mjekësore. Në vijim, ndaj babait të 33-vjeçarit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

dhune ne familje korce

Sondazh

Poll