Aktualitet

Fshehën të ardhurat, shkelën rregullat e mbrojtjes në punë, policia arreston 3 persona në Tiranë

Të arrestuar janë dy persona pasi gjykata kishte vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

5 Dhjetor 2022, 14:27 Nga A.B
Fshehën të ardhurat, shkelën rregullat e mbrojtjes në
Policia

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia në kryeqytet. Të arrestuar janë dy persona pasi gjykata kishte vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Po ashtu, në pranga ka përfunduar një 29-vjeçar, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në pune” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e 3 shtetasve të kërkuar, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasve:

-J. L., 26 vjeç dhe A. L., 52 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqjësor Tiranë ka caktuar ndaj tyre, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;

-L. A., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në pune” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tirane arrestim ne tirane

Sondazh

Poll