Aktualitet

Terror në Prishtinë, një person me kallashnikov qëllon 4 persona, dy të vdekur

5 Shtator 2019, 14:12 Nga DOSJA
Terror në Prishtinë, një person me kallashnikov qëllon 4

PRISHTINËNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytetin e Kosovës në lagjen e njohur si “Lagjia e Spitalit”. Një person me kallashnikov ka qëlluar 4 persona në qendë të Prishtinës.

Dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë në spital. 

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aty e kanë parë një person me kallashnikov, që është afruar pranë tyre dhe ka qëlluar me breshëri dhe më pas është larguar duke e lenë kallashnikovin përtokë.

Pamje nga ngjarja e frikshme kan bërë xhiron e rrjetit teksa shihen njerëz të shtrirë në tokë dhe të përgjakur.

Autori i ngjarjes ka rënë në pranga më pas, ndërkohë që ende nuk ka informacion mbi atë që ka ndodhur dhe rrethanat e plota.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ne prishtine atentati ne prishtine

Sondazh

Poll