Aktualitet

Me pranga në duar dhe kokën ulur, del VIDEO e arrestimit të të riut që vrau shokun e tij në Bulqizë

5 Shtator 2019, 11:59 Nga DOSJA
Me pranga në duar dhe kokën ulur, del VIDEO e arrestimit të

BULQIZË- Policia e Bulqizës ka publikuar pamjet e arrestimit të të riut në që vrau shokun e tij pas një sherri banal.

Me pranga në duar, kokën ulur dhe pa bërë rezistencë, Fation Keta është shoqëruar drejt komisariatit për t’u njohur me akuzat që rëndojnë mbi të.

“Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, në qytetin e Ri Bulqizë kapi shtetasin F.K, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta plagosi me thikë me pasojë vdekjen shtetasin A.P, 21 vjeç, banues në Bulqizë”, shkruan Policia në një njoftim.

Ndërkohë mësohet se është shoqëruar për tu marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent në konflikt gjatë ndodhjes së konfliktit

Vrasje me thikë në qendër të qytetit të Bulqizës. Fatjon Keta, 22 vjeç ka vrarë me thikë shokun e tij të fëmijërisë, Arlind Pasha. Keta, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në mëngjes dhunoi edhe motrën dhe nënën. Arrestohet një orë pas krimit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arlind pasha arrestohet fatjon keta fatjon keta vrasje me thike ne bulqize arlind pasha arrestohet fatjon keta fatjon keta vrasje me thike ne bulqize

Sondazh

Poll