Aktualitet

Aleksandër Frangaj shet Abc News-in! Pronarja greke paguan aksionet dhe 1.4 mln Euro borxhe të vjetra

5 Shtator 2019, 12:28 Nga DOSJA
Aleksandër Frangaj shet Abc News-in! Pronarja greke paguan aksionet dhe 1.4

TIRANË- Televizioni informativ Abc News, tashmë nuk është pronë e Aleksandër Frangajt. Sipas informacioneve mësohet se Aleksandër Frangaj ka shitur aksionet për shumën 600 mijë euro te kompania A.B.C. MANAGEMENT.

Blerësi i Abc News është një kompani e re të tërësisht e panjohur, e regjistruar në Shqipëri, nën pronësinë e shtetases greke Efthymia Gkouma.

Në media është përfolur se interes për blerjen e aksioneve të televizionit ka pasur një prej spitaleve private në vend, por duket se tashmë ky televizion është në duart e një pronari të ri.

Sipas kontratës së shitjes, blerësi përveç vlerës së akisoneve duhet të paguajë edhe rreth 1.4 milionë euro të tjera për detyrime të ndryshme që televizioni Abc News ka pasur ndaj furnitorëve ose detyrime qiraje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet a.b.c. management aleksander frangaj efthymia gkouma frangaj shet abcnews a.b.c. management aleksander frangaj efthymia gkouma frangaj shet abcnews

Sondazh

Poll