Aktualitet

Mediat serbe: Shqiptari ka çuar bagtitë për t'i kullosur në varrezat serbe në Graçanicë 

Rastin e ka raportuar te drejtori i Departamentit të Shërbimeve Publike në komunën e Graçanicës, Vlladica Trajkoviç, i cili e ka dërguar në Departamentin e Inspeksionit.

4 Dhjetor 2022, 22:25 Nga I.A

 

Mediat serbe: Shqiptari ka çuar bagtitë për t'i kullosur
Varrezat

 

KOSOVË- Një banor i Graçanicës, i cili mëngjesin e sotëm ka vizituar varrin e nënës së tij në varrezat e reja të Graçanicës në Padalisht, ka gjetur një tufë lopësh dhe dhish, të cilat, sipas tij, i kishte nxjerrë në kullotë nga një shqiptar, me gjasë nga zonat përreth. Novosti shkruan se sipas tij, shqiptari ua kishte hapur derën e varrezave kastile për të kullotur bagtitë.

"Gjeta një pamje të tmerrshme, dhi duke kërcyer mbi varre, lopë gjithashtu, duke kullotur barin sikur të ishin në livadh. Varrezat normalisht janë të rrethuara, por me shumë mundësi ai shqiptar ua ka hapur portën për të hyrë. Kur e pyeta pse i la bagëtitë jashtë, ai më tha në shqip se do t'i hidhte jashtë. Jam larguar nga varrezat për të mos shkaktuar ndonjë incident, sepse kam qenë në stres të madh," ka thënë ai për Media Center.

Rastin e ka raportuar te drejtori i Departamentit të Shërbimeve Publike në komunën e Graçanicës, Vlladica Trajkoviç, i cili e ka dërguar në Departamentin e Inspeksionit.

"Meqë sot është e diel, nesër do të paraqitem në inspektim dhe në polici," tha ai.

varrezat serbe gracanice

Sondazh

Poll