Politike

Protesta/ Balla akuzon opozitën: Sulmoi policinë e shtetit me bidona me benzinë të mbushur në selinë e PD

26 Shkurt 2019, 18:10 Nga DOSJA
Protesta/ Balla akuzon opozitën: Sulmoi policinë e shtetit me bidona

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e Parlamentit tha se me me dy vendimet e sotme të Kuvendit të Shqipërisë përmbyllet një fazë e rëndësishme e reformës në drejtësi, që është ajo e ngritjes së institucioneve.

Duke folur për protestat e opozitës, Balla tha protesta e 16 shkurtit ishte një referendum për shkatërrimin e PD.

Kush kishte dyshime për 16 shkurtin e famshëm, siç edhe jua thanë në seancën e tyre të fundit se gjoja do,të ishte referendum, por ishte një referendum për shkatërrimin e PD, sepse qytetarët ju rikujtuan me PD ringjallen huliganët, rikthehen situatat  e 20 viteve të mëparshme, kthim në kaos, paligjshmëri, tipike vetëm për qeverisjen e Lulit dhe të Saliut. Në 28 vjet, Saliu dhe PD kanë qënë përgjegjës për skemat piramidale, luftën civile të 1997, grushtin e shtetit në 1998, shperthimin e Gërdecit, katër të vrarët në 21 Janar, shitjen e detit, apo korrupsionin që pasuroi fëmijët e Saliut dhe Lulin. Luli nga ana tjetër, përvec se për shitjen e detit dhe raportin mjekësor që e shpëtuan nga gjyqi për vjedhjen e rrugës së kombit, mbahet mend edhe për gjumin e gjatë plot katër vjet teksa ishte zgjedhur për të drejtuar bashkinë e Tiranës. Sot Shqipëria është në drejtimin e duhur.

Sipas Ballës SHBA dhe BE dënoi dhunës e 16 shkurtit dhe se opozita gjatë protestës së sotme sulmoi policinë me bidona me benzinë të mbushur në seline e PD.

Dënimi me forcë nga SHBA dhe nga BE i dhunës ndaj institucioneve me 16 shkurt apo dhe i dhunës që është ushtruar dhe sot me bidona të mbushur me benzin në selinë e PD sulmohen punojësit e Policisë së Shtetit. Me këto veprime sikurse dhe me veprimin për djegien e mandateve, Basha krijoi precedent të rrezikshëm që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Lulzim pushteti fitohet vetëm me votë.

Ndërkohë jashtë Kuvendit, opozita po zhvillon një protestë, e cila u organizua menjëherë pas vendimit të maxhorancës për të zëvëndësuar seancën pleanre të 21 shkurtit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 26 shkurt seanca plenare 26 shkurt 2019 taulant balla protesta e opozites 26 shkurt seanca plenare 26 shkurt 2019 taulant balla

Sondazh

Poll