Bota

Takime të ndara me Vuçiç e Kurtin, Lajçak nesër udhëton drejt Serbisë

Lajçak ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

4 Dhjetor 2022, 15:56 Nga I.A
Takime të ndara me Vuçiç e Kurtin, Lajçak nesër
Lajçak, Kurti dhe Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohet nesër në Beograd me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak. Lajçak ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kjo vizitë bëhet për t’u siguruar ai se të dyja palët ta respektojnë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve. Gjatë këtyre takimeve, sipas Lajçak, do të diskutohen hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me planin franko-gjerman.

aleksandër vuçiç miroslav lajçak

Sondazh

Poll