Bota

Vullkani më i madh aktiv në botë vijon të shpërthejë/ Asnjë evakuim, rrezikohen banesat në Hawaii

Vullkani ndodhet në Ishullin e Madh të Havait dhe nuk ka shpërthyer që nga viti 1984 kur ka nxjerrë llavë për më shumë se tre javë.

4 Dhjetor 2022, 13:48 Nga a.l
Vullkani më i madh aktiv në botë vijon të
Hawaii

HAWAII- Shpërthimi i Mauna Loa, vullkanit më të madh aktiv në botë, që ndodhet në shtetin amerikan të Havait vazhdon,  ndërsa ekspertët paralajmërojnë se drejtimet e rrjedhave të llavës mund të ndryshojnë shpejt. 

Vullkani ndodhet në Ishullin e Madh të Havait dhe nuk ka shpërthyer që nga viti 1984 kur ka nxjerrë llavë për më shumë se tre javë. Agjencia e menaxhimit të emergjencave në Havai njoftoi sot se kishte marrë raporte për llavë që filloi të rrjedhë përgjatë pjesës jugperëndimore të kalderës së vullkanit ose "tas" i madh i zbrazët në majë të vullkanit, raportojnë mediat e huaja. 

Agjencia deklaroi se nuk ka indikacione se llava kërcënon zonat e banuara dhe nuk është lëshuar asnjë urdhër evakuimi. Megjithatë, autoritetet lëshuan një paralajmërim për hirin e Ishullit të Madh ndërsa Shërbimi Kombëtar Meteorologjik u bëri thirrje banorëve me sëmundje të frymëmarrjes të qëndrojnë brenda dhe të shmangin thithjen e grimcave të hirit dhe kushdo që del jashtë të përdorë maskë./Dosja.al. 

vullkani ne hawaii

Sondazh

Poll