Bota

"Jam penduar"/ Vrau me 2 plumba në kokë të dashurën, Qemal Taja: Në celular i pashë një mesazh

Prokurori e ka akuzuar për vrasje me dashje, ndërsa avokati i sulmuesit në deklarimet e tij ka theksuar se 25-vjeçari është i penduar nga krimi.

4 Dhjetor 2022, 12:35 Nga a.l
"Jam penduar"/ Vrau me 2 plumba në kokë të
Qemal Taja

GREQI- Shqiptari Qemal Taja që vrau të dashurën e tij 19- vjeçare në Greqi, ka shfaqur pendesë gjatë senacës që u mbajt sot në Gjykatën e Pireut pak pas orës 10:30 të mëngjesit ku u shoqërua nën masa të rrepta policore dhe ka qëndruar në zyrën e hetimit për më shumë se 2 orë. Prokurori e ka akuzuar për vrasje me dashje, ndërsa avokati i sulmuesit në deklarimet e tij ka theksuar se 25-vjeçari është i penduar nga krimi. 

"Ai kërkoi dhe iu dha një afat për të kërkuar falje. Është e dhënë që më ka shprehur pendimin. Ai është i shkatërruar. Nuk do të doja të bëja një deklaratë të parakohshme nëse ai kishte përdorur drogë”, tha avokati i autorit, z. Christos Divanidis. 

Sipas informacioneve, 25-vjeçari pretendon se si ai ashtu edhe viktima kanë pasur shpërthime xhelozie dhe se shkak i sherrit fatal që përfundoi në vrasje ka qenë një mesazh që 19-vjeçari ka parë në celular.

Pas krimit, 25-vjeçari është paraqitur vullnetarisht në komisariat dhe është dorëzuar duke rrëfyer se ka vrarë partneren e tij. Ai ka pohuar para efektivëve se ishte xheloz për 19-vjeçaren dhe se kishte përdorur kokainë, para se të merrte armën dhe ta qëllonte dy herë në kokë. “Kam ardhur të dorëzohem. Unë vrava partnerin tim. Ajo ka vdekur në shtëpi”, mësohet se i riu ka thënë në polici, shkruan Protothema.gr.

Si ndodhi ngjarja? 

Vrasja ndodhi në orët e para të së shtunës, kur 19-vjeçarja shkoi në shtëpinë e partnerit të saj 25-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Ajo punonte në një lokal në Kallithea dhe ai në një lokal nate në Pire, e pikërisht për shkak të punës dhe konsumit të lëndëve narkotike, tensionet në marrëdhëniet e tyre ishin të shpeshta. Madje dhe fqinjët dëshmonin sherre të mëdha mes dy të rinjeve shqiptarë, deri pasditen e djeshme. Autori pasi qëlloi dhe vrau partneren e tij me dy plumba në kokë, futi armënë në frigorifer dhe u largua. Më pas, u vetëdorëzua duke treguar para policëve gjithë çfarë kishte bërë. Si shkak dha: xhelozinë e çmendur./Dosja.al

shqiptari vret te dashuren ne greqi qemal taja

Sondazh

Poll