Bota

Bëri seks me prostitutën 21- vjeçare dhe më pas i grabiti lekët, arrestohet i riu shqiptar në Shtutgart

 Me kërkesë të prokurorit publik, i riu shqiptar më 3 dhjetor 2022 është nxjerrë para magjistratit, i cili ka lëshuar një urdhër-arresti dhe e ka zbatuar atë.

4 Dhjetor 2022, 13:28 Nga a.l
Bëri seks me prostitutën 21- vjeçare dhe më pas i grabiti
Gjermani

GJERMANI- Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Shtutgart, pasi grabiti një prostitutë 21-vjeçare në një ndërtesë në Leonhardstrasse mbrëmjen e së shtunës (3 dhjetor 2022). Sipas mediave të huaja, pas marrëdhënies seksuale, mes 21-vjeçares dhe 34-vjeçarit duket se rreth orës 04:40 ka pasur mosmarrëveshje, gjatë të cilave mësohet se shqiptari e ka sulmuar atë dhe i ka vjedhur nga një dollap 130 euro. 

E gjendur përballë kësaj situate aspak të këndshme, e reja shtypi butonin e emergjencës dhe sigurimi arriti t'a mbante 34- vjeçarin shqiptar derisa mbërriti policia. Me kërkesë të prokurorit publik, i riu shqiptar më 3 dhjetor 2022 është nxjerrë para magjistratit, i cili ka lëshuar një urdhër-arresti dhe e ka zbatuar atë./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne gjermani vodhi prostituten

Sondazh

Poll