Bota

Shtohen tensionet/ Forcat ajrore izraelite sulmojnë objektet ushtarake të Hamasit

4 Dhjetor 2022, 11:25 Nga a.l
Shtohen tensionet/ Forcat ajrore izraelite sulmojnë objektet ushtarake
Izrael

IZAREL- Avionët izraelitë sulmuan disa objekte ushtarake në Rripin e Gazës, disa orë pasi militantët palestinezë hodhën një raketë në jug të Izraelit në një lëvizje që duket se lidhet me rritjen e tensionit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sulmi erdhi pasi një nga fraksionet më të mëdha të armatosura të Gazës, Xhihadi Islamik Palestinez, kërcënoi të hakmerrej pasi trupat izraelite vranë dy nga udhëheqësit e saj në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të enjten.

Në përgjigje të raketës së lëshuar në drejtim të territorit izraelit, avionët luftarakë të IDF-së shënjestruan gjatë natës (të dielën) një vend të prodhimit të armëve që i përket organizatës terroriste Hamas. Objektivi ishte një vend ku shumica e raketave të organizatës në Rripin e Gazës po prodhohen. Forcat e Mbrojtjes izraelite gjithashtu goditën "një tunel terrorist të Hamasit në Rripin jugor të Gazës”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore kishin në shënjestër një objekt të prodhimit të armëve dhe një tunel nëntokësor që i përket Hamasit, grupit militant që ka kontrolluar Gazën që nga viti 2007. Ushtria tha se më shumë predha u qëlluan mbi kufi, ndërsa avionët luftarakë po goditnin vendet e Gazës, shkruan dailymail. 

Asnjë grup palestinez nuk ka marrë përgjegjësinë për raketën e së shtunës në mbrëmje, e cila ra në një zonë të hapur pranë gardhit Gaza-Izrael. Kufiri ka qenë i qetë që nga përplasja treditore e gushtit midis Izraelit dhe Xhihadit Islamik Palestinez, një grup i fuqishëm i Gazës që është më i vogël se Hamasi dominues. Të paktën 145 palestinezë dhe 26 izraelitë janë vrarë në dhunën në Izrael dhe Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin lindor të aneksuar, këtë vit, numri më i madh që nga viti 2015./Dosja.al

sulm ne rripin e gazes

Sondazh

Poll