Bota

Protestuesit ‘pushtojnë’ restorantin e ‘Salt Bae’: Miliona njerëz janë në krizë, ju shisni biftekë të veshur në ar

Tetë protestues pushtuan tavolinat e rezervuara, duke bërë thirrje për një sistem ushqimor me bazë bimore.

3 Dhjetor 2022, 21:31 Nga F.M
Protestuesit ‘pushtojnë’ restorantin e ‘Salt Bae’:
Restoranti

BRITANI E MADHE- Përfaqësuesit e Animal Rebellion i kanë bërë një vizitë paqësore restorantit të famshëm Nusret, të Salt Bae në Knightsbridge. Tetë protestues pushtuan tavolinat e rezervuara, duke bërë thirrje për një sistem ushqimor me bazë bimore.

Animal Rebellion pretendon se mishi i shërbyer në restorantet e tij është ndër ushqimet me më shumë kosto. Studenti Ben Thomas, 20 vjeç, tha: Restorante si këto janë simbole të një sistemi të prishur. Ndërkohë që 2 milionë njerëz po mbështeten në bankat e ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar tani, kuzhinierët me ndikim po shesin biftekë të veshur me ar për më shumë se një mijë paund!

Salt Bae, ndikuesi dhe kuzhinieri i mediave sociale që u bë i famshëm në vitin 2017, ka pritur në restorantet e tij 'ultra-premium' njerëz si David Beckham, Snoop Dogg dhe Leonardo DiCaprio. Në nëntor, Salt Bae u kritikua në mediat sociale pasi u mburr për faturën prej 140,584 £ të një klienti në Abu Dhabi.

nusret salt bae

Sondazh

Poll