Bota

Vrasja e gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti, pezullohen 4 policë në Kosovë

Hetimi është filluar mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që policia ka trajtuar ndaj autorit të vrasjes për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

3 Dhjetor 2022, 15:53 Nga k.m.
Vrasja e gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti, pezullohen 4
Hamide Magashi dhe Sokol Halili

PRISHTINË- Autoritetet në Kosovë kanë filluar hetimet në lidhje me vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e maternitetit. Hetimi është filluar mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që policia ka trajtuar ndaj autorit të vrasjes për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”. Po ashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se lidhur me zbatimin e urdhrit të mbrojtjes janë konsumuar veprat penale të “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”. Si pasojë janë pezulluar zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues).

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar hetim paraprak mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit S.H për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”. Këto raste janë trajtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj, përkatësisht Stacioni Policor Shtime, si dhe Stacioni Policor Lipjan i cili ka qenë i ngarkuar me zbatimin e Urdhër-mbrojtjes e palës së mbrojtur H.M .

Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, ka elemente të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “. Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues).

Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore nga IPK është rekomanduar suspendimi i këtyre zyrtarëve policorë. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë it me Prokurorinë e Shtetit.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë ku më 30 nëntor Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.

hamide magashi sokol halili burri vret gruan shtatzene

Sondazh

Poll